BRUKSEL – PPE: Mbështesim Ballkanin Perëndimor në luftën me COVID-19

BRUKSEL, 21 mars /ATSH/ – Grupi PPE (Partitë Popullore Europiane) po ndjek me vëmendje zhvillimet në lidhje me shpërthimin e COVID-19 në Ballkanin Perëndimor dhe do të donte të shprehte solidaritetin me rajonin pasi po përballet me këtë krizë të jashtëzakonshme, shkruhet në faqen e tyre zyrtare.

”Ne ndjekim partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor gjatë këtyre periudhave të pashembullta dhe u kujtojmë partnerët tanë në rajon mbështetjen e vazhdueshme të Grupit EPP për zgjerim”, theksoi në një deklaratë PPE.

”Ne i njohim dhe mbështesim deklaratat e bëra nga Komisioneri Várhelyi për mobilizimin e mbështetjes për Ballkanin Perëndimor përmes financimit të fondeve IPA, fleksibilitetin e normave të ndihmës shtetërore, integrimin e Ballkanit Perëndimor në Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe të bashkëpunojë me institucionet financiare për të gjetur mjete dhe mënyra për të financuar veprime të ndryshme”, thuhet në deklaratën e PPE-së.

”Ne i kërkojmë Komisionit Europian të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për të zbutur efektet e COVID-19 jo vetëm tek njerëzit, por edhe në bizneset”, thuhet në deklaratën e tyre.

”Grupi i PPE në Parlamentin Europian është i gatshëm të marrë përsipër përgjegjësitë tona dhe të presë miratimin e shpejtë të masave të propozuara deri më tani nga Komisioni Evropian gjatë seancës së ardhshme plenare të jashtëzakonshme”, cituan ata.

”Ne gjithashtu presim rezultate të shpejta të ndihmës sonë në rajon në këto periudha të rëndësishme, pasi vendet e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor janë ndërthurur historikisht. Ne kemi një të ardhme të përbashkët, kështu që ne jemi të përkushtuar të bëjmë gjithçka mundemi për të ndihmuar partnerët tanë në këto periudha delikate”, përfundon deklarata e grupimit më të rëndësishëm në Paralamentin Europian.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.