VIDEO/ COVID-19 – Bashkia Vlorë vijon dezinfektimin e hapësirave publike

TIRANË, 20 mars /ATSH/- Në kudër të masave për parandalimin e përhapjes se koronavirusit, në qytetin e Vlorës vazhdon puna për dezinfektimin e çdo rruge të qytetit.

Bashkia Vlorë ka publikuar disa foto ku shihet puna në terren që po bën stafi i saj, duke treguar kujdes maksimal për dezinfektimin e çdo metri katror të qytetit.

Bashkia Vlorë ka nisur ditë më parë procesin e dezinfektimit, fillimisht në rrugët kryesore, qendrat arsimore, shëndetësore dhe në të gjitha institucionet publike, ndërsa po vijon me rrugët dytësore në lagje, trotuare e kudo që duhet dezinfektuar, kundër përhapjes së COVID-19.

e.xh/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.