Agjencia Telegrafike Shqiptare

Masat për COVID -19/ Elbasan, ISHSH monitoron 369 subjekte

TIRANË, 20 mars/ATSH/ Nga Instituti Shtetëror Shëndetësor në degën rajonale në Elbasan ditën e sotme janë kryer 369 monitorime në të gjithë qytetin e Elbasanit, në Gramsh, Përrenjas si dhe përgjatë gjithë rrugës nacionale Librazhd -Përrenjas.

Nga inspektimet e kryera, u konstatua se subjektet e përcaktuara në urdhërin e MSH janë të mbyllura , subjektet që janë të hapura kryesisht furra buke , farmaci dhe markete ushtrojnë aktivitetin duke përdorur masat mbrojtëse dhe duke ruajtur distancën për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Monitorimet u kryen në bashkëpunim me njësinë vendore të kujdesit shëndetësor Elbasan, Gramsh si dhe me Drejtorinë Rajonale të Operatorit të Kujdesit Shëndetësor Elbasan.

Në mënyrë  më të detajuar janë monitoruar:  126 bare, markete/ super markete, 60 farmaci 22, restorante/piceri 74, furra buke 24, klinika dentare 19, call center 1, pastiçeri 4, fast food 10, dyqane mishi 13. z.tosku/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version