IRAN – Arrin në 1 433 numri i viktimave nga COVID-19

ANKARA, 20 mars /ATSH-AA/ – Numri i viktimave nga koronavirusi në Iran, një nga vendet më të prekur, është rritur në 1 433.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Alireza Reisi, deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit humbën jetën 149 të infektuar.

“Me 1 237 raste të reja brenda një dite, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara arriti në 19 644”, shtoi ajo.

Përveç Kinës, Italisë dhe Koresë së Jugut, Irani është ndër vendet më të prekura nga fillimi i shpërthimit dhjetorin e kaluar. / /sara/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.