Fotogaleri/ Gjyli për ATSH: 240 pako ushqimore të shpërndara në Ishëm, kryesisht për banorët në çadra

TIRANË, 19 mars/ATSH-A. Fortuzi/- 240 pako ushqimore u shpërndanë sot në 9 fshatra të Ishmit, pjesë e bashkisë së Durrësit.

Kadri Gjyli, kryetar i njësisë administrative Ishëm, i kontaktuar nga Agjencia Telegrafike Shqiptare thekson se mbështetja ndaj njerëzve në nevojë është primare.

“Në kuadër të vendimit të qeverisë për të qenë pranë të moshuarve dhe njerëzve në nevojë, ne në Ishëm kemi shpërndarë 240 pako ushqimore. Zona e Ishmit, një nga zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit ka njerëz që jetojnë ende në çadra, prandaj pjesa më e madhe e përfituesve ka qenë kjo kategori”, tha Gjyli për Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.