Durrës, nis shpërndarja e ndihmave ushqimore dhe medikamenteve për familjet e komunitetit rom dhe egjiptian

TIRANE, 20 mars/ATSH/ Bashkia e Durrësit nisi sot shpërndarjen e pakove me ushqime e medikamente për familjet në nevojë të komunitetit rom dhe egjiptian.

“Drejtoria e Shërbimit Social në Bashki, me mbështetjen e organizatës “Terre des Hommes”, në kuadër të projektit IRMA, financuar nga Qeveria Gjermane në bashkëpunim me GIZ Albania, shpërndanë paketa ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë të komunitetit rom dhe egjiptian”, bën të ditur bashkia e Durrësit.

Bashkia dhe ndërmarrjet e saj të shërbimeve komunale, thuhet më tej, prej datës 10 mars vijojnë me rigorozitet zbatimin e planit të masave kundër përhapjes së virusit ndërsa ripërsërisin apelin ndaj qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndjekin udhëzimet e institucioneve shtetërore./a.gjonaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.