COVID-19/ Të moshuarve do t’iu dërgohen barnat në shtëpi

TIRANË, 20 mars/ATSH/ Për të mbrojtur të moshuarit mbi 65 vjeç nga virusi COVID-19, profesionistët e Kujdesit Shëndetësor Parësor në bashkëpunim me farmacitë do të mundësojnë dërgimin e barnave në banesë.

Specialistët e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor i bëjnë apel pensionistëve për të qëndruar në shtëpi.

‘Rri në shtëpi. Farmacisti juaj do t’iu sjellë barnat’, -thonë specialistët e FSDKSH.

Më herët, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi më herët se të moshuarit dhe pensionistët nuk duhet të lëvizin prej banesave të tyre dhe për këtë, atyre do t’iu garantohet edhe dërgimi i ilaçeve në shtëpi.

z.tosku

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.