COVID-19/ OKB apel qytetarëve: Bëni pjesën tuaj për të ulur përhapjen

TIRANË,  20 mars /ATSH/-“Ju mund të bëni pjesën tuaj për të ulur numrin e të infektuarve me koronavirus”, është apeli që u bën qytetarëve, programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Shqipëri, duke vënë theksin në respektimin e masa  të ndërmarra, kundër COVID-19.

“Ndiqni vazhdimisht udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Ministrisë së Shëndetësisë (Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Faqe e PNUD në Facebook dhe në Instagram (@undpalbania), Twitter (@UNDPAlbania) dhe LinkedIn (@UNDPAlbania) gjithashtu përditëson çdo ditë informacion zyrtar. Informacion të përditësuar mund të gjeni dhe në faqen e United Nations Albania”- citon njoftimi i PNUD.

Ndërkohë, që thekson se nuk duhet të harrojnë: Mos prekni sytë, hundën dhe gojën nëse nuk keni larë duart. Lani duart shpesh me ujë dhe sapun, sidomos nëse dilni jashtë ose keni kontakt me objekte që preken nga shumë njerëz, sic janë dorezat e dyerve.
Edhe në shtëpinë tuaj, pastroni sipërfaqet dhe objektet e prekura më shpesh sa herë të mundeni.

“Kini kujdes të ushqeheni shëndetshëm dhe të praktikoni kujdesin ndaj vetes për të mbrojtur mirëqenien tuaj mendore dhe emocionale gjatë kësaj periudhe plot pasiguri dhe frikë.

Praktikoni distancimin social. Ndiqni udhëzimet e qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë për të parandaluar COVID.

Tregohuni të sigurt, të sjellshëm dhe tregohuni të zgjuar. Mos u tej-furnizoni me ushqime dhe pajisje jetësore. Shëndeti juaj është i lidhur me shëndetin e komunitetit tuaj. Të gjithë pjesëtarët e komunitetit duhet të furnizohen me gjërat që u nevojiten për të qëndruar të sigurt dhe të shëndetshëm”- citon njoftimi i PNUD. e.xh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.