Ballina Ekonomi

COVID-19/ Ministria e Bujqësisë për ATSH: Furnizimi me produkte bujqësore vijon normalisht në tregjet e vendit

TIRANË, 20 mars /ATSH/- Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, (MBZHB) bën të ditur se, furnizimi me produkte bujqësor vijon normalisht, në të gjitha tregjet e vendit.

Ndonëse në kushtet e karantinës, për shkak të COVID-19, Ministria e Bujqësisë, bën të ditur për ATSH-në se, “nuk ka asnjë problem në furnizimin e tregjeve me prodhime bujqësore, pasi nuk është ndalur zinxhiri i prodhimit në ndërmarrjet e vendit”.

Sipas MBZHR, fluksi i importeve për prodhimet ushqimore vijon normalisht paralelisht me eksportet e brendshme (nga qyteti në qytet) duke garantuar tregjet me furnizime të bollshme.

“Nuk ka asnjë rrezik që të mbeten pa ushqime dyqanet dhe supermarketet”, citon MBZHR. e,xh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.