COVID-19/ DASH këshillon qytetarët amerikanë të shmangin të gjitha udhëtimet ndërkombëtare

TIRANË, 20 mars/ATSH/ -Departamenti Amerikan i Shtetit këshillon qytetarët amerikanë të shmangin të gjitha udhëtimet ndërkombëtare për shkak të ndikimit global të COVID-19.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë thekson se DASH ka lëshuar një udhëzim ku niveli i udhëtimi është ngritur në Nivelin 4.

“Departamenti i Shtetit këshillon qytetarët amerikanë të shmangin të gjitha udhëtimet ndërkombëtare për shkak të ndikimit global të COVID-19. Në vendet ku mundësitë e fluturimeve komerciale mbeten të disponueshme, qytetarët amerikanë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara duhet të planifikojnë kthimin e menjëhershëm në Shtetet e Bashkuara, përveç rasteve kur janë të përgatitur të qëndrojnë jashtë vendit për një periudhë të pacaktuar”, thekson Ambasada e SHBA.

Ambasada e SHBA shton se, “qytetarët amerikanë që jetojnë jashtë vendit duhet të shmangin të gjitha udhëtimet ndërkombëtare”.

/gj.mima/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.