BRUKSEL – Netflix dhe YouTube ulin cilësinë e videove në Europë

BRUKSEL, 20 mars /ATSH-AFP/ – Platforma e filmave online Netflix dhe ajo e videove YouTube kanë vendosur të zvogëlojnë cilësinë e videove si pasojë e rritjes së përdorimit të internetit në vendet e Bashkimit Evropian (BE) pas përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19).

Netflix njoftoi se ka vendosur ta zvogëlojë shpejtësinë e bitëve për të gjitha transmetimet në EUropë për nje periudhë prej 30 ditësh, duke shtuar se parashikon që kjo masë të zvogëlojë për rreth 25% trafikun brenda faqes në rrjetin europian të internetit.

Ndërkohë, YouTube bëri të ditur se të gjitha videot brenda BE-së do të kalojnë në cilësinë standarde, me qëllim që të ulet presioni mbi rrjetin e internetit.

Masa vjen pasi më herët, komisioneri europian për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton, kërkoi nga platformat digjitale të ulin definicionin e lartë (HD) në mënyrë që rrjeti i internetit të mos ndikohet nga rritja e përdorimit gjatë pandemisë së koronavirusit në Evropë.

Përdorimi i internetit është rritur në masë të madhe në Europë ditëve të fundit pasi shumica janë izoluar nëpër shtëpi në kuadër të masave parandaluese kundër pandemisë COVID-19./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.