ZVICËR – Industria mjekësore, pamundësi për testim të gjerë për COVID-19

GJENEVË, 19 mars /ATSH-DPA/ – Industria e ilaçeve nuk mund të sigurojë komplete të mjaftueshme diagnostikuese për koronavirusin, në mënyrë që të përmbushë rekomandimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për përpjekje të gjera të testimit, deklaroi një ekzekutiv kryesor farmaceutik.

“Ndërsa industria ka rritur prodhimin dhe ndërsa ofrohen më shumë kapacitete testimi, kërkesa ende po tejkalon furnizimin”, theksoi shefi ekzekutiv i kompanisë farmaceutike “Roche, Severin Schwann në një konferencë të Federatës Ndërkombëtare të Prodhuesve dhe Shoqatave Farmaceutike (IFPMA).

“Kjo është arsyeja pse testimi duhet të fokusohet tek pacientët me rrezik të lartë dhe tek ata që kanë simptoma të COVID-19”, shtoi ai.

“Në këtë kohë, testimi i gjerë, thjesht nuk është i mundshëm”, theksoi Schwann. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.