TEKNOLOGJI – Twitter do të fshijë të gjitha postimet e rrezikshme

NJU JORK, 19 mars /ATSH-ANSA/- Në luftën kundër koronavirusit, Twitter ndalon të gjitha postimet në kundërshtim me udhëzimet e ofruara nga burime autoritative mbi shëndetin publik.

Në një postim, rrjeti social renditi një listë të përmbajtjeve që do të eliminohen nga platforma, me përparësi ndaj atyre potencialisht më të dëmshme.

Teitter do të fshijë postimet që shkojnë kundër rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore për të shmangur ngjitjen, duke fshirë shembujt se distanca e sigurisë është e padobishme.

Twitter gjithashtu do të fshijë lajme të pabaza në lidhje me transmetimin e virusit, ose që propozojnë teori konspirative siç është pretendimi se Covid-19 është një shpikje për të rrëzuar bursat financiare ose për t’i bërë ata që shesin dezinfektues të fitojnë. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.