Solidariteti botëror për COVID-19/ Flamuri shqiptar në statujën e Krishtit në Brazil

TIRANË, 19 mars /ATSH – I. Vata/- Presidenti Ilir Meta përcolli sot imazhin e flamurit shqiptar mes flamujve të shteteve të tjerë të prekur nga COVID-19 në statujën e Krishtit Shpëtimtar në Brazil.

Meta shprehet se “Statuja e Krishtit Shpëtimtar, monument emblematik i qytetit të Rio de Zhaneiro dhe i Brazilit, është ndriçuar me flamujt e vendeve të prekura nga pandemia globale e COVID19.

“Mes tyre është edhe flamuri shqiptar! Solidariteti botëror, frymëzues dhe shpresëdhënës”, shprehet Meta.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.