ROMË – Italia përshëndet planin urgjent të BQE-së përballë COVID-19

ROMË, 19 mars /ATSH-AFP/ – Kryeministri Italian, Giuseppe Conte përshëndeti sot planin urgjent prej 750 miliardë eurosh prezantuar nga Banka Qendrore Europiane (BQE) kundër ndikimit të koronavirusit mbi ekonominë.

“Europa po godet! Fort, me zë të lartë, në përshtatje me seriozitetin e urgjencës shëndetësore që ne po përballemi dhe të tronditjes ekonomike që po pason. E mira BQE”, shkroi në Twitter Giuseppe Conte.

Presidentja e re e BQE-së, Christine Lagarde, ishte kritikuar ashpër në Europë, veçanërisht nga Italia pas qëndrimit që mbajti javën e kaluar përballë krizës së shkaktuar nga pandemia.

“Kohët e jashtëzakonshme kërkojnë veprime të jashtëzakonshme dhe nuk do të ketë kufij në angazhimin tonë ndaj euros, deklaroi sot drejtoresha e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde.

”Ne jemi të vendosur të përdorim potencialin e plotë të mjeteve tona, brenda mandatit që kemi”, theksoi ajo në një postim në Twitter.

”Këshilli Drejtues i Bankës Qendrore Europiane vendosi të fillojë një program të ri të blerjes së pasurive me vlerë të sektorit privat dhe publik për të kundërshtuar rreziqet serioze të mekanizmit të transmetimit të politikës monetare dhe perspektivën për zonën euros, të paraqitur nga shpërthimi dhe përhapja e përhapjes së koronavirusit, COVID- 19”, tha Lagarde./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.