Rama shpall sot planin financiar për përballimin e pasojave të COVID-19

TIRANË, 19 mars/ATSH/ Kryeministri Edi Rama do të shpallë sot planin financiar për përballimin e pasojave të krijuara nga pandemia e koronavirusit.

“Pas pak, në 19.00 shpallja e planit financiar për përballimin e pasojave të luftës, në këtë faqe dhe në çdo ekran që do të dëshirojë ta transmetojë. Ndjesë që sot kemi komunikuar më pak, por më është dashur koha për të konfirmuar planin në çdo detaj, me grupin e punës dhe me ekspertë ndërkombëtarë”, iu drejtua Rama qytetarëve.

Kryeministri shprehu besimin se me durim të madh dhe kontributin e secilit ne do dalim të gjithë më të mirë e më të fortë nga kjo luftë./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.