Rama citon Publilius Syrus: Shëndeti i mirë dhe kuptimi i mirë janë dy nga bekimet më të mëdha të jetës

TIRANË, 19 mars/ATSH/  “Shëndeti i mirë dhe kuptimi i mirë janë dy nga bekimet më të mëdha të  jetës “,  tha sot Kryeministri Edi Rama duke zgjedhur të tjera fjalë të çmuara për të përcjellë mesazhin e tij.

Ishin këto fjalë të shkrimtarit të njohur latin Publilius  Syrus që Kryeministri Rama përcolli mëngjesin e sotëm përmes rubrikës “Fjalë të Çmuara”.

Shqipëria po përballet me koronavirusin, i shpallur tashmë pandemi botërore nga OBSH, ndërsa krahas masave të marra për parandalimin e përhapjes së virusit, autoritetet shtetërore kanë bërë në vijimësi thirrje për ndërgjegjësim qytetar dhe respektim të rregullave nga të gjithë./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.