MONAKO – Princi Albert II rezulton pozitiv me COVID-19

MONAKO, 19 mars /ATSH-AFP/ – Princi Albert II, kreu i shtetit të principatës së Monakos, rezultoi pozitiv me COVID-19.

”Sidoqoftë, ai mund të vazhdojë të punojë nga shtëpia e tij, pasi gjendja shëndetësoe e Albertit II nuk është sgqetësuese”, njoftoi sot pallati i princit.

“Princi Albert II i Monakos, i cili ishte testuar në fillim të kësaj jave, rezultoi pozitiv me COVID-19. Gjendja e tij shëndetësore nuk paraqet probleme”, tha pallati në një deklaratë, tri ditë pasi edhe ministri i Shtetit, Serge Telle, ekuivalent me kryeministrin, njoftoi se kishte rezultuar pozitiv./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.