LONDËR – Riatdhesohet një pjesë e trupave nga Iraku nga COVID-19

LONDËR, 19 mars /ATSH-AFP/ – Britania e Madhe njoftoi sot se do të riatdhesonte një pjesë të trupave në Irak, ku ato marrin pjesë në misionet e trajnimit, për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri.

“Për shkak të epidemisë së Covid-19, nevojat në trajnimin e forcave irakiane të sigurisë janë reduktuar dhe misionet e trajnimit të koalicionit ndërkombëtar dhe NATO-s janë ndërprerë”, theksoi ministri britanik i Mbrojtjes në një komunikatë.

Ministria ka vendosur të kthejë në vend një pjesë të trupave britanike duke njoftuar se misionet e trajnimit, ku Britania e Madhe merr pjesë që prej vitit 2014, do të ndërpriten për 60 ditë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.