JERUZALEM – Izraeli fut Mossadin dhe Shin Betin në luftë kundër COVID-19

JERUZALEM, 19 mars /ATSH-ANSA/ – Në luftën kundër koronavirusit, shërbimi sekret izraelit, Mossad nuk mund të mungonte, ashtu siç nuk mund të mungonte as Shin Bet, shërbimi i brendshëm i sigurisë.

Për më tepër, përdorimi i shërbimeve sekrete nga Izraeli në luftën kundër COVID-19 është tashmë i njohur.

Shin Bet, shërbimi i brendshëm i sigurisë, është porositur që me mjetet e tij të fuqishme informatike për të gjurmuar telefonat celularë të qytetarëve izraelitë dhe për të hetuar rrjetet sociale.

Qëllimi nuk është vetëm të kontrollohen ata që shkelin karantinën dhe rrezikojnë të gjithë të tjerët, por edhe të ndjekin viruset pozitive hap pas hapi në sjelljet e tyre të mëparshme shoqërore, në mënyrë që të paralajmërojnë të gjithë ata që kanë rënë në kontakt.

Dispozita e marrë nga qeveria kalimtare e Benyamin Netanyahu dhe që nuk diskutohet nga parlamenti izraelit, Knesset, ka ngjallur një grindje polemikash nga opozita, kryesisht ajo ”Bardheblu” e Benny Gantz, e cila na sheh një shkelje të madhe të privatësisë, për më tepër e urdhëruar nga një qeveri që nuk ka kompetenca të plota.

Për këtë, një apel urgjent është paraqitur në Gjykatën Supreme izraelite./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.