GJERMANI –Më shumë se 13 900 raste me koronavirus e 44 viktima, vjen në ndihmë Ushtria

BERLIN, 19 mars /ATSH-DPA/- Gjermania ka regjistruar më shumë se 13 900 raste me koronavirus dhe 44 viktima.

Të dhënat, bazuar në informacionin nga 16 shtetet e vendit, treguan se shteti më i populluar, North Rhine Westphalia, kishte më shumë se 4 700 raste, i ndjekur nga Bavaria me më shumë se 2 200 dhe Baden-Wuerttemberg me më shumë se 2 180 raste.

Ushtria nisi punën vullnetare, ndërsa ministrja e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer theksoi se forcat e armatosura, Bundeswehr po përgatiteshin për të luftuar krizën nga koronavirusi.

“Të gjithë ne duhet të kuptojmë se beteja kundër virusit është një maratonë”, shtoi ajo. / /sara/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.