GJERMANI – IFO: Koronavirusi do të na tkurrë ekonominë

BERLIN, 19 mars /ATSH-ANSA/- Ekonomia globale po shembet për shkak të pandemisë në vazhdim dhe, rrjedhimisht, ajo gjermane mund të pësojë një tkurrje prej 1.5% këtë vit, deklaroi Instituti gjerman ”Ifo”

“Aktualisht është pothuajse e pamundur të bësh një parashikim të saktë për kostot ekonomike të krizës së koronavirusit, pasi ekziston një shkallë e lartë e pasigurisë për përhapjen e mëtejshme të virusit dhe në veçanti për masat e marra nga qeveritë për të përmirësuar pandeminë”, saktësoi Ifo.

Sidoqoftë, një parashikim është aktualisht i mundur dhe flet për një rënie prej 1.5% të ekonomisë së Gjermanisë në vitin 2020.

”Deri në gjysmën e parë të 2021, prodhimi i mallrave dhe shërbimeve pritet që gradualisht të kthehet në një nivel normal”, vlerëson Ifo. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.