GJENEVË – IATA: Kompanitë ajrore kanë nevojë për 200 miliardë dollarë ndihma si pasojë e COVID-19

GJENEVË, 19 mars /ATSH-AFP/ – Kompanitë ajrore, të prekura nga pandemia e koronavirusit kanë nevojë për një ndihmë urgjente deri në 200 miliardë dollarë (185 miliardë euro), theksoi sot Shoqëria Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA).

Kjo ndihmë mund të marret në formën e një mbështetjeje financiare të drejtpërdrejtë për transportuesit e pasagjerëve dhe ato të mallrave për të kompensuar mungesën e fitimeve dhe vështirësitë në administrimin e parave, por gjithashtu të kredive dhe garancive nga qeveritë si dhe lehtësimi i taksave dhe tarifave sociale”, theksoi IATA në një komunikatë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.