FRANCË – Macron kërkon solidaritet financiar të zonës euro

PARIS, 19 mars /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron u kërkoi shteteve të BE-së të zgjerojnë ndihmën e jashtëzakonshme të Bankës Qendrore Europiane (BQE) për ekonominë nëpërmjet një solidariteti më të madh financiar brenda zonës euro.

“Mbështetje e plotë për masat e jashtëzakonshme të marra nga BQE”, shkruan Macron në Twitter duke reaguar për 750 miliardë eurot e zhbllokuara nga BQE përballë krizës së shkaktuar nga epidemia e koronavirusit të ri.

“Varet nga ne, që shtetet europiane të jenë atje përmes ndërhyrjeve tona buxhetore dhe një solidariteti më të madh financiar brenda zonës së euros. Popujt dhe ekonomitë tona kanë nevojë për të”, shtoi ai.

Ai nuk specifikoi se me çfarë mekanizmash mund të përforcohet ky solidaritet financiar.

Nëntëmbëdhjetë shtetet e zones euro janë të lidhura nga një Mekanizëm i Stabilitetit Europian , krijuar për t’iu përgjigjur krizës së borxhit publik në fillim të viteve 2010./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.