FOTO/ Ndihma ndaj familjeve në nevojë e pensionistëve kryefamiljarë, deri në mbarimin e luftës me COVID-19

TIRANË, 19 mars/ATSH/ -Operacioni humanitar në ndihmë të familjeve në nevojë e pensionistëve kryefamiljarë do të vazhdojë me përkushtim dhe durim çdo ditë, deri në mbarimin e luftës, deklaroi sot ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Xhaçka kërkoi, “durim për të gjithë më në nevojë”, pasi u shpreh ajo, “do jemi pranë secilit prej jush”.

“Informacion nga operacioni humanitar që do të vazhdojë me përkushtim dhe durim çdo ditë, deri në mbarimin e luftës. Dje, sot, nesër e çdo ditë pranë familjeve në nevojë e pensionistëve kryefamiljarë. Durim për të gjithë më në nevojë. d

Do jemi pranë secilit prej jush”, tha sot Xhaçka, duke publikuar disa foto nga ky operacion humanitar që po vazhdon prej disa ditësh.

Operacioni u shtri në Thumanë, Ishëm e Shijak, ku Ministria e Mbrojtjes, së bashku me efektivët e FA dhe pushtetin vendor asistuan ndihmën në familjet që banojnë në çadrat e pastërmetit.

/gj.mima/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.