FOTO/Bashkia Dropull pranë qytetarëve, ushqime për pensionistët e vetmuar dhe familjet në nevojë

TIRANË, 19 mars/ATSH/ Bashkia e Dropollit po vijon shpërndarjen e ndihmave dhe ilaçeve tek familjet në nevojë dhe të moshuarit e vetmuar në fshatrat e Jorgucatit, Vodhinos dhe në fshatin malor Kerre pasi lëvizja e banorëve është shumë i kufizuar për shkak të masave parandaluese ndaj koronavirusit COVID- 19.

Pas urdhërit të Kryetarit të bashkisë Dropull, Dhimitraq Toli, Zyra e Asistencës Sociale regjistroi para pak kohësh familjet në nevojë në të gjitha fshatrat e Dropullit dhe të Pogonit.

Administratori i njësisë administrative Dropull i Sipërm, Thanas Kuremeno, shpërndau ndihma ushqimore te familjet në nevojë në fshatin e Jorgucatit dhe në fshatin malor Kerre, si dhe çoi ilaçe te disa familje në Jorgucat, në Vodhino dhe në Kerre.

Bashkia Dropull është e vendosur që t’u gjendet afër banorëve në këto kohë të vështira , duke shpërndarë ndihma ushqimore tek familjet në nevojë dhe të moshuarit e vetmuar në të gjitha fshatrat e Dropullit dhe të Pogonit.

Bashkia thekson se do të vazhdoje kontakti me kryetarët e fshatrave dhe banorët, do të regjistrohen nevojat për ilaçe, ku bashkia do të garantojë shpërndarjen e tyre në banesa./k.s/

 

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.