COVID-19/ PD: Masat ekonomike një hap i parë i mirëpritur, por i pamjaftueshëm

TIRANË, 19 mars/ATSH/ – Partia Demokratike e vlerëson planin ekonomik të shpallur sot nga Kryeministri, për përballimin e situatës së COVID-19, si një hap i parë i mirëpritur, por i pamjaftueshëm.

Më anë të një njoftimi për shtyp, PD thekson se, “Partia Demokratike e konsideron planin e masave social-ekonomike si të domosdoshëm për përballimin e krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirus”.

PD shton se, “propozimi i Qeverisë ka nevojë urgjente për transparencë dhe për t’u detajuar”.

“Masat e shpalluara vlerësohen nga PD si një hap i parë i mirëpritur, por i pamjaftueshëm”, nënvizon PD.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot planin ekonomik të qeverisë për përballimin e situatës së COVID-19.

Edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta përshëndeti sot mbështetjen financiare të bërë publike nga Kryeministri.

/gj.mima/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.