COVID-19/ MEPJ: Danimarka vendos të mos marrë parasysh periudhën e tejkalimit të vizës afat-shkurtë

TIRANË, 19 mars/ATSH/ Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme informoi të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Danimarkë, se “Shërbimi danez i Emigracionit ka vendosur të mos marrë parasysh periudhën e tejkalimit të vizës afat-shkurtër, në rast se qytetarët nuk kanë pasur mundësi të lenë Danimarkën për shkak të anulimit të fluturimit, ose shkaqe të tjera që i kanë detyruar të qëndrojnë në shtetin danez”.

Ministria po ashtu bën të ditur se qytetarëve nuk u ofrohet mundësia tё aplikojnë pёr shtyrje vize afat-shkurtёr, pasi Shërbimi Danez i Emigracionit do tё jetё i mbyllur dhe gjithashtu nuk do të mund të aplikojnë as online, pranё Policisё Daneze./a.gjonaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.