COVID-19/ Bankat punojnë me orar të reduktuar, shërbimet online në çdo kohë

TIRANË, 19 mars /ATSH/- Një zbatim të vendimit të fundit të qeverisë për kufizimin e lëvizjeve të qytetarëve gjatë dy fashave orare, 06.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00,në kushtet e situatës së jashtëzakonshme, për shkak të COVID-19, bankat kanë njoftuar për reduktimin e orareve të punës, ndërkohë që ofrojnë shërbime online banking nga shtëpia.

Bankat njoftojnë klientët se personali është në punë nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 9 ose 10 të mëngjesit, ndërkohë .

Pas përhapjes së kornavirusit, Bankat kanë vijuar aktivitetin, ndonëse me personel të reduktuar dhe disa me orare të kufizuara dhe duke hapur kryesisht degët kryesore.

Shërbimi ndaj klientëve është kryer nën masat e rekomanduara të sigurisë, ku klientët e mbajnë radhën në distancë njëri nga tjetri jashtë ambienteve të bankës. Kur hyjnë në bankë u kërkohet të dezinfektojnë duart, ndërsa qëndrojnë në distancë më shumë se një metër nga punonjësi i bankës gjatë kryerjes së shërbimit. e.xh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.