ZVICËR – OKB: Pandemia mund të lërë 24,7 milionë të papunë

GJENEVË, 18 mars /ATSH-DPA/ – Pandemia e koronavirusit mund të shkaktojë humbjen e 24,7 milionë vendeve pune në të gjithë botën, nëse qeveritë nuk arrijnë të japin një përgjigje të koordinuar ndaj pasojave ekonomike të krizës shëndetësore, njoftoi Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO).

Nëse vendet zbatojnë masa për të mbrojtur vendet e punës, stimuluar ekonominë dhe rritur punësimin, papunësia do të rritet vetëm me 5,3 milionë, nga numri i përgjithshëm global i vitit të kaluar”, njoftoi organi i OKB-së.

Drejtori i Përgjithshëm i ILO-së, Guy Ryder theksoi se në vitin 2008 bota u paraqit e bashkuar në adresimin e pasojave të krizës financiare globale dhe me e keqja u shmang.

“Ajo udhëheqje dhe zgjidhje na duhet edhe tani”, shtoi ai. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.