SHBA- Trump: Nuk ka arsye të heqim sanksionet doganore për mallrat kineze

UASHINGTON, 18 mars /ATSH-AFP/- Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se ai nuk sheh ndonjë asnjë arsye për të hequr tarifat ndëshkuese doganore për mallrat kineze, në prekin miliarda dollarësh produkte kineze të importuara në SHBA.

“Nuk ka ndonjë arsye për ta bërë këtë”, tha presidenti, gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Ai përsëriti se kinezët paguajnë miliarda dollarë në doganën e SHBA-së, ndërkohë që  pjesa më e madhe e këtyre taksave doganore paguhet veçanërisht nga importuesit amerikanë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.