SHBA – Facebook 1 000 dollarë për secilin punonjës, ndihmë në urgjencën aktuale

NJU JORK, 18 mars /ATSH-ANSA/- Facebook planifikon të japë një mijë dollarë për secilin nga 45 000 punonjësit e tij, për t’i ndihmuar ata në urgjencën aktuale të shkaktuar nga koronanavirusi, deklaroi CEO i kompanisë, Mark Zuckerberg në një memorandum të brendshëm, sipas raporteve nga faqja e internetit e Informacionit.

Shpërblimi, është krijuar për të përmbushur kostot shtesë të shkaktuara nga punët ekstra të telekomunikacionit, si dhe zhvillimi i punës nga shtëpia.

Bonusi, do të jepet vetëm për punonjësit dhe jo për punëtorët atipikë. Në ditët e fundit, megjithatë, Faceook tha që do të vazhdojë të paguajë rroga të rregullta për punëtorët , siç janë ata në mensë, pavarësisht orarit të shkurtër të punës. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.