SHBA dhe Kanadaja mbyllin kufirin për trafikun jo të rëndësishëm

MONTREAL, 18 mars /ATSH-DPA/ – SHBA dhe Kanadaja ranë dakord që të mbyllin përkohësisht kufirin e tyre tokësor për trafikun jo të rëndësishëm, tha me një postim në Twitter, presidenti amerikan, Donald Trump.

“Tregtia nuk do të preket. Detajet që duhen ndjekur do t’i japim më vonë!”, shtoi ai.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau pritet të zhvillojë një konferencë shtypi në Otava sot pasdite.

Trudeau ka qenë nën presion në rritje brenda vendit për të mbyllur kufirin për udhëtarët duke marrë parasysh ritmin shumë më të shpejtë të shpërthimit të COVID-19 në SHBA.

Zëvendëskryeministrja kanadeze, Chrystia Freeland tha të martën se të dy vendet po koordinonin përgjigjen e tyre ndaj pandemisë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.