POLONI – Program ekonomik anti-krizë prej 47 miliardë eurosh nga COVID-19

VARSHAVË, 18 mars /ATSH-AFP/ – Qeveria polake njoftoi sot një program kombëtar prej rreth 47 miliardë eurosh, të destinuara për të ndihmuar ekonominë e vendit, e përballur me epideminë e re të koronavirusit.

“Përbërë nga pesë pika të ndihmës, për punonjësit, kompanitë, shërbimet e shëndetit public, stabilitetin financiar dhe investimet publike, kjo mburojë anti-krizë u njoftua sot në një konference të përbashkët shtypi të presidenti polka Andrzej Duda dhe kryeministrit, Mateusz Morawiecki.

“Vlera e këtij programi është 212 miliardë zlotys (47 miliardë euro)”, rreth 10% e buxhetit të shtetit”, deklaroi Morawiecki.

Ky program do të financohet nga fondet buxhetore, në sajë të lehtësimit tç politikës së kredive, fondeve të agjencive shtetërore dhe programeve të ndihmës nga Banka Qendrore./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.