FOKUS – BE: Rusia po mashtron me informacionet për COVID-19

BRUKSEL, 18 mars /ATSH-DPA/ – Ekspertët e BE-së kanë ngritur alarmin për një valë mashtruese në internet që po përhapet nga Rusia ose burime të lidhura me Kremlinin, në lidhje me shpërthimin e ri të koronavirusit, përfshirë pretendimet që COVID-19 është një armë biologjike ose që qeveritë po mbivlerësojnë rreziqet.

”Komisioni Evropian ka parë një rritje në dezinformim, informacion mashtrues,  gënjeshtra dhe pretendime të rreme”, tha zëdhënësi Peter Stano në Bruksel.

Një ekip i BE-së ka nxjerrë në pah 75 artikuj që qarkullojnë në internet nga burime të tilla si gazeta shtetërore ruse ”Sputnik” si mashtruese ose të pasakta.

Një artikull i pikasur nga task forca e ashtuquajtur ”EU kundër Dezinformimit” pohon se papa Françesku kishte rezultuar pozitiv për koronavirusin.

”Shumë prej tyre erdhën nga Rusia, ofruesit me qendër në Rusi ose nga burime të lidhura me Kremlinin”, tha Stano duke shtuar se monitorimi i BE-së mbi median konvencionale dhe sociale është rritur./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.