COVID-19/ Vijon dezinfektimit i mjediseve publike në Lushnje

TIRANË, 18 mars/ATSH/ Nisur nga situata aktuale, ku e gjithë bota po përballet me përhapjen në masë të koronavirusit, Bashkia Lushnje vazhdon të kryejë procesin e dezinfektimin në të gjithë territorin e saj.

Dezinfektimi po kryhet sipas një plani periodik në ambientet publike, institucionet arsimore e shëndetësore, njësitë administrative dhe çdo hapësirë ku ka prezencë qytetarësh.

Me bindjen se së bashku do ta kalojmë dhe këtë sfidë, bashkia e Lushnjes u bën thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të respektojnë rregullat higjieno-sanitare dhe distancimin social.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.