COVID-19/ Tiranë, vaktet e ushqimit në banesë për të moshuarit dhe pensionistët

TIRANË, 18 mars/ATSH/ Të moshuarve të vetmuar apo pensionistëve që nuk kanë pranë njerëz të afërm të familjes, po u shërbehet vakti i ngrënies në banesat e tyre, në mënyrë që të mos dalin prej banesave e të mos rrezikohen nga infektimi me COVID-19.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se askush nuk është vetëm në kryeqytet pasi bashkia është vënë në ndihmë të të moshuarve dhe pensionistëve, në këto ditë të vështira për vendin.

“Edhe sot vazhdon dërgimi i vakteve derë më derë për të moshuarit e Tiranës që janë vetëm! Askush s’është vetëm në qytetin tonë – distanca sociale veç na lehtëson betejën, duke mos harruar solidaritetin! Telefono të moshuarit pranë teje për kujdes’, -thotë Veliaj. z.tosku/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.