BERLIN – Merkel: Situata e krijuar nga COVID-19 më seriozja që nga LIIB

BERLIN, 18 mars /ATSH-DPA/ – Situata me të cilën po përballet Gjermania për shkak të  pandemisë së koronavirusit është më seriozja që nga Lufta e Dytë Botërore, do t’i deklarojë sonte popullit gjerman në një transmetim televiziv, kancelarja Angela Merkel, në fjalimin e parë para kombit.

Kancelarja do të bëjë një thirrje urgjente për qytetarët gjermanë që të ndjekin kufijtë e rinj drastikë të lirisë së lëvizjes dhe të tregojnë solidaritet me më të prekurit për të kufizuar numrin e viktimave.

“Eshte shumë serioze. Duhet ta marrim seriozisht”, pritet të thotë Merkel në një deklaratë të regjistruar, që do të transmetohet nga transmetuesi publik, ZDF.

“Që nga Lufta e Dytë Botërore, vendi ynë nuk është përballur me një sfidë e cila varet aq shumë nga ne duke vepruar me solidaritet të përbashkët”, do të theksojë ajo.

“Mos i nënshtrohuni panikut, por gjithashtu mos besoni për asnjë moment se nuk varet vërtet nga ju”, do të thotë kancelarja.

“Ne duhet të pranojmë kufizimet aktuale dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin”, do të theksojë Merkel.

Merkel ka vendosur të paralajmërojë se akoma më keq do të shkojë ekonomia, ku nga kompanitë e mëdha dhe deri tek bizneset e vogla, dyqanet, restorantet dhe të vetëpunësuarit që përballen me vështirësi.

“Unë ju siguroj se qeveria gjermane do të bëjë gjithçka që mundet për të qetësuar efektet ekonomike dhe veçanërisht për të ruajtur vendet e punës”, do të thotë ajo./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.