Anulimi i fluturimeve, MEPJ: Qytetarët shqiptarë në Suedi dhe Slloveni mund të aplikojnë për zgjatje afati të qëndrimit

TIRANË, 18 mars /ATSH – I. Vata/- Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme informoi të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Suedi, se të gjithë personat që janë në gjendje të provojnë se nuk kanë pasur mundësi të lenë Suedinë për shkak të anulimit të fluturimit, ose shkaqe të tjera, mund të aplikojnë për zgjatje afatit të qëndrimit, me kusht që ky afat të mos i kalojë 90 ditët.

“Nëse qëndrimi në zonën Schengen do t’i kalojë 90 ditët, duhet të aplikojnë për një vizë vizitori. Ky aplikim duhet të kryhet para se të skadojë afati i qëndrimit të deritanishëm”, thuhet në njoftim.

Po ashtu MEPJ sqaron se aplikimi bëhet duke ndjekur udhëzimet në linkun e mëposhtëm të Portalit Diplomatik:https://www.government.se/government-of-sweden/ministry-for-foreign-affairs/diplomatic-portal/​

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.