PRISHTINE, 18 mars/ATSH/- Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka kërkuar sot nga Qeveria e Kosovës që menjëherë të heqë taksën ndaj produkteve serbe.
“Në kohëra si kjo, bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar është kyç. Është koha për Kosovën dhe fqinjët të mënjanojnë pengesat për qarkullimin e lirë të mallrave. Sërish ftojmë Qeverinë e Kosovës të ndërmarrë hapin e parë të guximshëm dhe t’i heqë tarifat që tani”, thuhet në deklaratë.