VIDEO/Rrugët bosh të Varshavës me 1,8 milionë banorë

VARSHAVE, 17 mars /ATSH/ – Masat paneuropiane kundër koronavirusit kanë përfshirë edhe kryeqytetin polak, Varshavë, me një popullsi prej 1,8 milionë banorësh.

Autoritetet kanë vendosur ndalimin e qarkullimit të banorëve, ndërkohë që dje ministri polak i Mjedisit, Michal Wos njoftoi se ishte testuar pozitiv për koronavirus.

Wos vendosi të testohej pasi kishte takuar një punonjës të infektuar të Institutit Shtetëror të Pyjeve.

Presidenti i vendit, Andrzej Duda ka përmendur edhe shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale të 10 majit./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.