Shtetasit shqiptarё nё Holandë, Ambasada thirrje të kthehen në Shqipëri: Mund të bllokoheni

TIRANË, 17 mars/ATSH/ Ambasada shqiptare në Holandë, nё kuadёr tё masave të marra nga autoritetet për ndalimin e përhapjes se mëtejshme të COVID-19, i bёn thirrje tё gjithё shtetasve shqiptarё qё gjenden nё Holandë pёr turizёm apo shёrbim, si dhe shtetasve shqiptarë, tё cilët duhet tё kthehen nё Shqipёri nё njё kohё tё afёrt, tё mos humbasin kohё, por tё kthehen nё Shqipёri menjёherё pёr tё mos mbetur tё bllokuar ne territorin e shtetit holandez.

Aktualisht, nga Holanda drejt Republikës së Shqipёrisё mund tё udhёtohet vetёm nёpёrmjet rrugёs ajrore.

“Lutemi tё nxitohet, pasi mundet që edhe udhëtimet ajrore të ndalohen në kuadër të masave të autoriteteve vendase për parandalimin e  përhapjes së COVID-19”, iu drejtohet ambasada shtetasve shqiptarë në Holandë.

Shqipёria dhe vendet fqinje i kanё mbyllur kufijtё tokёsorё me njëri-tjetrin, por aeroporti i Rinasit (TIA) mbetet ende i hapur per udhëtime ajrore, tё cilat po vijnё duke u reduktuar.

Aktualisht ka fluturime direkte nga Amsterdami drejt Tiranes me ane te kompanise ajrore Transavia, çdo te hene dhe te premte.

Ka fluturime gjithashtu nga aeroporti i Brukselit drejt Tiranës, nëpërmjet kompanisë ajrore TUI.

“Tё gjithё shtetasit shqiptarё, me banim të përhershëm nё Holandë janё tё lutur tё ndjekin udhёzimet e autoriteteve vendase, tё qёndrojnё nё shtёpitё e tyre dhe tё evitojnё udhёtimet jo tё domosdoshme.
/a.gjonaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.