SHBA – Pompeo: Rusia fajtore për vdekjen e trupave turke në Siri

UASHINGTON, 17 mars /ATSH-AFP/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës akuzuan sot për herë të parë Rusinë se ishte përgjegjëse për vdekjen e dhjetëra ushtarëve turq në Siri.

Tridhjetë e katër ushtarë turq u vranë muajin e kaluar në provincën siriane Idlib, në një sulm ajror.

Ankaraja akuzoi regjimin sirian të Bashar al-Asadit dhe përfundoi një armëpushim të ri me Moskën.

Por, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në njoftimin e sanksioneve të reja kundër zyrtarëve sirianë, ka drejtuar drejtpërdrejt gishtin drejt Rusisë, sponsorit kryesor dhe mbështetëses ushtarake e regjimit të Damaskut në ofensivën e tij kundër rebelëve.

“Ne besojmë se Rusia vrau dhjetëra ushtarë turq gjatë operacionit ushtarak”, u tha ai gazetarëve në Uashington, por pa specifikuar se për çfarë incidenti specifik po fliste.

“Ne mbështesim Turqinë, aleatin tonë në NATO dhe do të konsiderojmë masa shtesë mbështetëse për Turqinë”, shtoi ai./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.