SHBA- FED njofton lehtësira kredish për bizneset dhe familjet

UASHINGTON, 17 mars /ATSH-AFP/- Banka Qendrore e SHBA-së, FED, njoftoi sot se do të zgjerojë lehtësirat e kredisë për bizneset dhe familjet, në një përpjekje për të frenuar ndikimin ekonomik të pandemisë së koronavirus në SHBA.

Ndër masat konkrete për të ndihmuar kompanitë dhe njerëzit më të prekur nga rënia e aktivitetit ekonomik, i lidhur me pezullimet e linjave ajrore, mbylljet e bareve, restoranteve, etj., Fed u ofrua të mbështesë kreditë e automjeteve, si edhe t’u ofrojë kredi bizneseve./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.