SHBA – FB akordon 100 miliardë dollarë ndihmë për bizneset e vogla

UASHINGTON, 17 mars /ATSH-DPA/ – Facebook po prezanton një plan nëpërmjet të cilit do të akordojë 100 miliardë dollarë ndihmë përmes kredive dhe pagesave nga reklamat, për bizneset e vogla të prekura nga shpërthimi i koronavirusit, njoftoi gjiganti i medieve sociale.

“Programi synon të arrijë deri në 30 000 biznese të vogla, në mbi 30 vende ku ne veprojmë. Do të ndajmë më shumë detaje pasi të bëhen të disponueshme”, njoftoi Facebook, duke shtuar se javët e ardhshme do të fillojë të marrë aplikime.

Një pjesë e modelit të biznesit të Facebook po kthehet në një faqe oniline që ndihmon bizneset e vogla të lidhen me klientët.

“Bizneset e vogla janë rrahjet e zemrës së komuniteteve tona dhe shumë prej personave të cilët drejtojnë këto biznese janë prekur rëndë nga kriza, veçanërisht pasi gjithnjë e më shumë prej tyre qëndrojnë në shtëpi”, deklaroi Sheryl Sandberg, shefja operative e Facebook. / /sara/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.