GJERMANI – Rivali i Merkelit rezulton pozitiv me COVID-19

BERLIN, 17 mars /ATSH-DPA/ – Friedrich Merz, anëtar i kristian-demokratëve të kancelares gjermane, Angela Merkel (CDU) dhe drejtues i partisë, i deklaroi agjencisë gjermane të lajmeve, DPA, se rezulton pozitiv me koronavirus.

“Një test koronavirusi, i kryer të dielën rezultoi pozitiv. Unë do të jem në karantinë në shtëpi deri në fund të javës tjetër”, tha Merz.

“Për fat të mirë kam vetëm simptoma të buta deri të moderuara”, tha 64-vjeçari.

Merz po lufton kundër figurave të tjera kryesore të CDU për të marrë kreun e partisë së qendrës së djathtë të Merkelit, një pozicion që do të vijë edhe me kandidimin për kancelar i Gjermanisë në zgjedhjet vitin e ardhshëm, kur Merkel të dalë në pension./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.