FRANCË –  Mbështetja e FED-it ripërtërin tregjet botërore të aksioneve

PARIS, 17 mars /ATSH-AFP/- Tregjet e aksioneve europiane patën sot një ripërtëritje, të fuqizuara nga njoftimet e reja të Fed-it, edhe pse nervozizmi i investitorëve mbetet në ekstrem përballë përparimit të pashpjegueshëm të koronavirusit.

Bursa e Parisit u rrit me 2, 22%, Frankfurti me 2,35%, Londra me 1,34%, ndërsa Milano u rrit 2,78% dhe Madridi me 5,72%.

Dow Jones u vlerësua sot me 2,39%, Nasdaq u rrit me 4,14% dhe S&P 500 me 3,98%.

Një ditë më parë, të tre indekset treguan rënie me rreth 12 %.

Ata u rritën ndjeshëm kur banka qendrore e SHBA njoftoi se do të sigurojë lehtësira krediti për bizneset dhe familjet.

Rezerva Federale e SHBA-së ofron në veçanti mbështetje për kreditë e makinave dhe kredi për të siguruar biznesin./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.