FOTO/ Prishtina merr masa mbrojtëse ndaj koronavirusit, dezinfektohen rrugët

PRISHTINË, 17 mars /ATSH/ Pas konfirmimit të rastit të parë të infektuar me koronavirus COVID-19 në Prishtinë, kryetari i komunës Shpend Ahmeti njofton se përveç ekipeve të pastrimit të komunës së Prishtinës janë kontraktuar edhe firma dezinfektimi private.

Në një komunikatë të nxjerrë nga kjo komunë u bëhet thirrje qytetarëve të Prishtinës që të kujdesen për mjedisin duke ndenjur në shtëpi dhe duke reduktuar lëvizjet e panevojshme.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës numri i të prekurve nga koronavirusi COVID-19 në Prishtinë është 1, ndërsa në të gjithë Kosovën ka shkuar në 19 persona.

/KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.