Firmoset vendimi/ Bankat, riskedulim të kësteve të kredive për shkak të situatës me COVID-19

TIRANË, 17 mars/ATSH-A. Fortuzi/-  Kryeministri Edi Rama dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë kanë firmosur vendimin për lehtësimin e kësteve të kredive, që parashikon riskedulim dhe jo falje për të gjithë bizneset dhe individët që janë prekur nga situata e koronavirusit.

Në vendim e publikuar nga kryeministri, theksohet se kredimarrësit duhet të komunikojmë me kredidhënësit duke u argumentuar arsyet mbi nevojat e tyre për shtyrjen e pagimit të kësteve.

“U tha u bë! Sapo e firmosa po jua çoj përpara se sa të protokollohet pas pak minutash, të gjithë atyre që kanë një biznes dhe janë në hall me bankat për shkak të luftës. Ju lutem të gjithëve miq, kini besim dhe bëni durim”-, thekson Rama ndërsa publikoi dhe dokumentin e firmosur nga Guvernatori dhe Kreu i Qeverisë.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.