COVID-19/ Vlorë, bashkia dezinfekton stacionet e pompimit të ujit të pijshëm

TIRANË, 17 mars/ATSH/ Bashkia e Vlorës, ka realizuar sot dezinfektimin e stacioneve të pompimit të ujit të pijshëm.

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë bën të ditur se iu nënshtruan këtij procesi të rëndësishëm stacionet e pompimit numër 2, 5, 6 dhe 7.

Sipas UK Vlorë, gjithçka po bëhet në kuadër të masave të marra për parandalimin e koronavirusit.

Bashkia e Vlorës i ka dhënë përparësi higjienizimit të këtyre ambienteve, duke parë rëndësinë e tyre për një siguri sa më të lartë për shëndetin e popullatës./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.